Lajme

Serbia kërkon që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 03 October 2023

Serbia ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun dhe të fillojë një hetim ndërkombëtar.

Në dokumentin që atashetë ushtarakë të Serbisë kanë shpërndarë nëpër ambasadat e tyre në botë, e të cilin e ka siguruar RTK, kërkesat kryesore të Serbisë për komunitetin ndërkombëtar, pas siç thuhet në dokument “zhvillimeve të fundit në Kosovë”, janë që KFOR-i të marrë nën kontroll të plotë veriun e Kosovës, duke zëvendësuar Policinë e Kosovës, dhe që të fillojë një hetim ndërkombëtar mbi atë se çfarë ka ndodhur me 24 shtator.

Aty thuhet se duke pasur si top prioritet ruajtjen e paqes dhe shmangien e konflikt, KFOR-i duhet të marrë përsipër të gjitha aspektet e sigurisë dhe menaxhimin e veriut, duke zëvendësuar Policinë e Kosovës, deri sa të krijohen kushtet për rikthimin në dialogun e lehtësuar nga Brukseli, organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe dhe të sigurohet përfshirja dhe riintegrimi i serbëve lokalë të Kosovës në Policinë e Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera