Serbia kërcënon sërish pjestarët serbë të FSK-së
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 23 February 2021
Shumë pjesëtarë të komunitetit serb janë larguar nga FSK për shkak të presionit të ushtruar nga Serbia. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se serbët Beogradi po përpiqet t’i përdorë për interesa të veta.
Serbia me anë të mekanizmave të ndryshëm vazhdimisht ka bërë presion mbi qytetarët serb të Kosovës. Një presioni të tillë nuk i kanë shpëtuar as pjesëtarët e FSK-së që vijnë nga komuniteti serb.
Drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes Ibrahim Shala thotë se për shkak të presionit nga Serbia, shumë pjesëtarë janë larguar FSK-ja pas presionit nga Seria.
“Gjatë tri viteve të fundit e kemi pasur një dukuri të largimit të pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja. Kuptohet këta nuk e kanë lëshuar me vet dëshirë FSK-në, por për shkak të presionit nga Serbia. Presioni në fillim ka qenë të familjet e tyre e më pas edhe direkt te ata vet. Ata gjatë kalimit në Serbi janë ndaluar dhe janë maltretuar në forma të ndryshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Shala.
Drejtori ekzekutiv i QKSS, Mentor Vrajolli thotë se Serbia po i përdorë serbët për interesa të veta.
“Interesi primar i komunitetit serb do të duhej të ishte jeta e tyre e jo interesi i shtetit serb në Kosovë, pasi jo domosdo një marrëveshje finale Kosovë-Serbi do t’ua zgjidhte problemin edhe atyre”.
Eksperti i çështjeve të sigurisë thotë se presioni i Serbisë ndaj qytetarëve serb në Kosovë është i ndarë në tri faza.
“Që nga përfundimi i luftës Serbia ka bërë presion mbi serbët e Kosovës. Unë do të kisha ndarë presionin në tri faza: Faza e parë – nga paslufta deri në shpalljen e Pavarësisë, faza pas shpalljes së pavarësisë dhe faza e tanishme që po e jetojmë. Ka pasur ndryshim të presionit në varësi të interesave të Serbisë”, deklaroi Drizan Shala.
Presioni ndaj serbëve të Kosovës është duke u zhvilluar edhe nga Lista Serbe që pas këtyre zgjedhjeve pritet të ketë ndikim në më shumë se 10 deputetë.
Të tjera
-
7 të vdekur dhe 721 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni
Në Maqedoni të Veriut është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Co...
-
Njësia Speciale zbarkon edhe në Kaçanik, shikon respektimin e masave në kafiteri
Njësia Speciale sonte ka zbarkuar në rrugët e Kaçanikut, për të shikuar se sa...
-
Partitë e komuniteteve jo-serbe pritet të ankohen në PZAP
Partitë e komuniteteve boshnjak e rome, pritet të ankohen në Panelin Zgjedhor...
-
Padia ndaj Ragmi Mustafës, Haradinaj-Stublla: Për Serbinë vetëm shqiptari i vdekur është i mirë
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar...
-
Haziri “qetëson” tonet, thotë se do ta mbështes cilindo që zgjidhet kryetar i LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedh kryetarin e ri të partisë më 14 mar...
-
Vdes gruaja e Adem Demaçit
Xhemajlije Hoxha- Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem De...
-
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Qeverisë: Ju nuk jeni shteti, shteti është edhe populli
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka b...
-
Kërkohet krijimi i insitucioneve të reja që të miratohen projektligjet për t’i dal në ndihmë qytetarëve në kohë pandemie
Ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) p...
-
Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes
Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka...
-
Osmani tek tani shqyrton faljen e të burgosurve, nuk fali as më 17 shkurt as për Vitin e Ri
Është zor e imagjinueshme të mos i ketë kujtuar vuajtjet e Adem Demacit sa is...
-
MPJ i reagon Rusisë: Keni tendencë përçarëse për ta penguar pajtimin tonë me Serbinë
Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zak...
-
Flet personi që vodhi semaforin në Mitrovicë
Një qytetar ditë më parë mori një semafor në qendër të Mitrovicës. Ani pse u ...