Serbia i vetmi vend në Evropë ku pushteti ka kontroll të plotë ndaj mediave
Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 19 February 2024
Serbia po përdorë një luftë hibride ku hyn edhe censurimi i mediave, pasi të gjitha kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo ka bërë që edhe publiku atje të ketë pak informata për realitetin dhe të vërtetën në Kosovë.
Edhe 16 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit tonë, mbetet i njëjtë realiteti lidhur me deklaratën e ish-zëdhënësit të NATO-s, Jamie Shea, i cili në atë kohë theksonte se nuk kanë asgjë kundër mediave në Serbi, por RTS nuk është medium, por është plot me punëtorë të qeverisë të cilët janë të paguar që të prodhojnë propaganda dhe të gënjeshtra.
Censura është parë edhe në protestat e vitit të kaluar në Serbi. Aty u protestua çdo ditë për më shumë se një muaj, por asnjë lajm në mediat serbe, përjashtuar një apo dy media atje.
Censura është vërejtur edhe në rastin e rrahjes brutale të politikanit opozitar, Nikola Sanduloviq, maltretimit të vajzës së tij, por edhe avokatit të tij. E së fundmi edhe me ndërprerjen e fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurimit.
Hulumtuesi nga Octopus, Gurakuç Kuçi thotë për KosovaPress, se është parë se mediat në serbi kontrollohen nga presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe një propagandë e tillë është bërë edhe nga Sllobodan Millosheviq dhe njerëzit e tij që kanë bërë masakra në Kosovë.
“Në situatat e tanishme në të cilën gjendemi ne, jemi para një përplasje globale, një përplasje Kosovë-Serbi, sigurisht se duhet t’i japim vëmendje çdo elementi që ndodh, sidomos nga Serbia që na vjen, sepse ata janë duke përdor një luftë hibride bukur të perfeksionuar dhe në kuadër hyn edhe censurimi i mediave… Mediat atje, janë dalë që kontrollohen të gjitha nga Vuçiqi, po ashtu ka edhe spiunim të gazetarëve dhe personave të cilët janë në interes për shtetin që t’i spiunojë, ndërsa mediat e lira atje nuk ekzistojnë pothuajse fare… E fundit ishte edhe censurimi i fjalimit të kryeministrit të Kosovës Kurtit, i cili në fjalimin e tij në OKB, nuk u lejua që të shfaqen në mediat në Serbi, mirëpo çka vërejtëm është se dolën politikanë të ndryshmesi Bernabiqi dhe të tjerë pro pushtetit që interpretonin fjalimin e Kurtit… Një propagandë e tillë është bërë edhe nga Sllobodan Millosheviq dhe njerëz të cilit i ka mbushur me propagandë të tillë atëherë, kanë bërë edhe masakra në Kosovë,” thotë Kuçi.
Ai shton se në Serbi janë duke përdorur një strategji penalizmi ndaj gazetarëve, ndaj të cilëve ngritën aktakuza vetëm për arsyen që të ndihen nën presion dhe të varur nga pushteti i Vuçiqit.
“Mediat nga Vuçiqi janë të ndikuar në masën më të madhe, nuk ka fjalë të lirë, frymë të lirë dhe ne kemi parë rastin e Sandulloviqit, vajzës së tij, avokatit dhe raste të ndryshme të gazetarëve, të cilët janë burgosur, janë dhunuar kanë përdorur deri në masën e helmimit që është një strategji ruse që përdoren ndaj disidentëve të caktuar, ndërsa kemi rastin e fundit ku ata janë duke përdorur edhe një strategji penalizmi ndaj gazetarëve në Serbi, ku ngrisin akuza ndaj tyre për gjëra të panevojshme, për gjëra që nuk janë të vërteta por vetëm që të mbajë gazetarët nën presion dhe të varur nga pushteti i Vuçiqit. Çdo disident atje, është një zë i cili duhet të shuhet nga pushteti ,” shton ai.
Kurse, gazetari Safet Zejnullahu, shprehet se Serbia është vendi i vetëm në Evropë, ku qeveria ka kontroll të plotë ndaj medias. Ai mendon se mediat në Kosovë mund të kufizohen dhe të merren me raste të deklaratave shumë të rëndësishëm për Kosovën.
“Përmes mediave jemi njoftuar se Televizioni Nacional i Serbisë, e ka cenosoruar fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Për mua si profesionist i medias dhe gazetarë me përvojë të gjatë, nuk është asgjë e re, Serbia është munduar në vazhdimësi të mos lejojë zërat nga Kosova që të shkojnë tek publiku i vet. Serbia është vendi i vetëm në Evropë, ku kryeministri ose presidenti, përgjithësisht Qeveria, ka kontroll të plotë ndaj medias. Dilema që duhet ngritur tash është a duhet në mediat e Kosovës të ketë kaq shumë prezencë të deklaratave të zyrtarëve serbë. Unë nuk jam për censurë, por mendoj që mund të kufizohen dhe të merren me raste të deklaratave shumë të rëndësishëm për Kosovën“, shton Zejnullahu.
Para pak dite kishte reagime lidhur me ndërprerjen e transmetimit të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga televizioni nacional i Serbisë dhe disa media të tjera, në momentin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka filluar fjalimin.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi pati deklaruar se në katër media është ndërprerë transmetimi ndërsa, Radio Televizioni i Kosovës ka transmetuar të gjithë fjalimin e Vuçiqit.
“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë” thotë Kamberi në një deklaratë në rrjete sociale.
Ndërsa, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu kishte reaguar duke shkruar se është për të ardhur keq që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin dhe të vërtetat, Vuçiqi është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës.
“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, kishte shkruar ai.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...