Serbia i shkruan Interpolit: Mos e pranoni Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 01 March 2019
Qeveritarë serbë po vazhdojnë lobimet për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Pas Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme, aksionin kundër Kosovës e ka filluar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi që është alarmuar me kërkesën e re të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol.
Është ministri e serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ai që ka filluar të bëjë përpjekjet e sërishme për ta ndaluar Kosovën që të anëtarësohet në këtë organizata ndërkombëtare të policisë.
Për këtë, siç njofton sot n1, ai u ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stcok dhe kryetarit të Interpolit Kim Jong.
“Që nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit më Dubai në vitin 2018, nuk kanë ndodhur kurrfarë ndryshimesh thelbësore që do të ndikonin te heqja dorë nga vendimi i atëhershëm nga mospranimi i Kosovës. Në fakt, ndryshimi i vetëm është në favor të qëndrimeve të Serbisë kundër kësaj kërkese dhe ai vërehet në rritjen e numrit të shteteve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në këtë letër.
Sipas tij, shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim është shkelje e të drejtës ndërkombëtare e edhe e akteve të Interpolit.
Stefanoviq ka shtuar se “statusi i krahinës jugore serbe është përcaktuar me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe këtë Interpoli duhet ta respektojë”.
Stefanoviq letër u ka dërguar edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të përcjellë me lutje të posaçme për secilin që në takimin e ardhshëm të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës.
Kosova kohë më parë ka bërë kërkesë për anëtarësim në Interpol
Të tjera
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...