Lajme

Serbia i kthen në kazermë topat që i çoi afër Jarinjës

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 26 December 2022

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuceviq si dhe komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Serbe, Milan Mosjiloviq kanë vizituar sot forcat ushtarake serbe në Rashkë.

Me këtë rast, pas vizitës dhe fotografive, gjashtë topat me rreze të gjatë veprimi, që ishin vendosur aty paraprakisht, janë kthyer në uzinë, raportojnë mediat serbe.

Sipas njoftimit, gjatë turit, ministri ka folur me ushtarët, të cilët po kryejnë detyra në atë pjesë.

-Advertisement-

Sot u raportua se afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, Serbia kishte sjellë automjete të rënda ushtarake.

Televizioni N1, që shërben si filial i CNN-it raportoi se gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake janë pozicionuar dy kilometra afër Jarinjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera