Serbia heq dorë nga zgjedhjet në Kosovë, votimi zhvendoset në qytete serbe

Autori: Gazeta inFokus
21:58 | 23 November 2023
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ), në Serbi, ka njoftuar se nuk ka kushte të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë.
Kryetari i KRZ-së, Vladimir Dimitrijeviq, ka bërë të ditur se vendimi është marrë pasi institucionet e Kosovës sipas tij, e kushtëzojnë votimin me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe refuzojnë të bashkëpunojnë me OSBE-në në organizimin e zgjedhjeve.
Sipas Dimitrijeviq, siç shkruan “Danas”, ata kanë dërguar një letër Zyrës për Kosovë për të shpjeguar mënyrën se si do të mundësohet votimi i qytetarëve nga Kosova në vendet e tjera, duke përfshirë Vranjën, Kurshumlin, Rashkën dhe Tutin.
“Ne jemi njoftuar nga zyra se nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë që do të ishte në përputhje me rregullat ligjore, sepse institucionet e Kosovës të kryesuara nga Albin Kurti e kushtëzojnë votimin me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të refuzojë të sigurojë funksionimin e OSBE-së, e cila ndihmon në organizimin e zgjedhjeve që nga viti 2012”, ka deklaruar Dimitrijeviq.
Anëtari i KRZ-së, Nemanja Stankoviq, ka propozuar që KRZ të drejtohet tek Qeveria e Serbisë për të kontaktuar UNMIK-un dhe autoritetet e tjera, duke theksuar se nuk duhet të heqin dorë lehtë nga votimet në Kosovë.
Megjithatë, anëtari i KRZ-së, Miroslav Vasiq, ka shprehur dyshime rreth komunikimit me Zyrën për Kosovë dhe ka theksuar se ekzistojnë garantues ndërkombëtarë të marrëveshjeve të ndryshme që nuk duhet të injorohen.
Zheljka Radeta ka shtuar se roli i OSBE-së në zgjedhjet në Serbi ka marrë fund, ndërsa Zyra për Kosovë në letër ka argumentuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe se zhvendosja e vendvotimeve në Serbi është “vendimi i vetëm i mundshëm dhe i drejtë”.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...