Lajme

Serbia gati t’i jep statusin diplomatik qendrës ruse të spiunazhit në Nish, reagon Vlora Çitaku

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 09 January 2018

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, për garantimin e statusit diplomatik të personelit të qendrës së ashtuquajtur humanitare serbo-ruse në Nish.

Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka kritikuar deklaratat e Brnabiq duke thënë që kjo qendër mund të quhet gjithcka tjetër përveq humanitare, transmeton lajmi.net.

Serbia, edhe kohë më parë ishte kritikuar për këtë lëvizje të planifikuar, senatorët amerikanë gjatë një vizite në Serbi vitin e kaluar kishin thënë se shpresojnë që nuk do të ishte në të mirë të shtetit serb që kësaj qendre t’i jipet status diplomatik, duke shtuar se shpreson që Serbia nuk do ta bëjë një gjë të tillë për të mirën e saj.

-Advertisement-

Zyrtarët amerikanë që nga fillimi ishin të përkushtuar që një gjë e tillë të mos ndodhte për shkak se kjo Qendër e ashtuquajtur humanitare nga ta vlerësohet si një qendër spiunazhi Ruse, si dhe qendër që përdoret për qëllime politike, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se “ne po bëjmë hapa në kuadër të interesit tonë dhe se ne nuk jemi të pambrojtur nga çfarëdo akti i agresionit”.

Deklaratat e fundit të kryeministres serbe, Brnabiq, ku tha se personelit të qendres humanitare i kemi borgj, për atë se çfarë kanë bërë në kohë të vështira për Serbinë, dhe se atyre do t’u garantohet statusi diplomatik risollën këtë çështje në aktualitet.

Një vendim i tillë pritet të sjellë reagime të shumta negative nga ana e ndërkombëtarëve, për arsye të instalimit të ndikimit shumë të madh Rus në Ballkan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera