Lajme

Serbia e “tmerruar” nga lirimi i Fatmir Limaj

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 09 March 2018

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar për lirimin e Fatmir Limajt nga të gjitha akuzat që ishte ngarkuar për krime lufte.

Gjuriq ka thënë se është i tmerruar nga lirimi i tij dhe është irrituar gjithashtu me funksionimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me sigurimin e funksionalitetit të gjyqësorit, transmeton lajmi.net.

“Unë jam i tmerruar edhe nga fakti se institucionet ndërkombëtare duhet të ofrojnë funksionalitetin e drejtësisë…”, ka thënë Gjuriq, raporton b92.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar politikën e saj në këtë drejtim, andaj do të vazhdoj gjithmonë që përgjegjësit për krime lufte të dalin para drejtësisë, “do të vazhdojmë me këtë politikë edhe në të ardhmen”.

Kujtojmë, se Gjykata Themelore e Gjakovës e ka liruar zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj nga akuzat për krime lufte. Limaj dyshohej se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së nuk ka ndërmarrë masa për ta parandaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Vrasja e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binisht kishte ndodhur në fshatin Bellanicë të Malishevës në vitin 1998. Ata dyshoheshin se ishin bashkëpunëtorë të regjimit të atëhershëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera