Lajme

Serbia e themelon ekipin me të cilin tenton ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 05 April 2024

Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues “për koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore që do të luftojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”. Sipas njoftimeve nga Beogradi,  grupi do të menaxhohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ndërsa zëvendës i tij do të jetë drejtori i Zyrës për Kosovë  Petar Petkoviq. Mediat pro qeveritare atje njoftojnë se takimi i parë është caktuar për sot.

“Detyra e Grupit Punues është që të ndërmarrë aktivitete në planin e pengimit të pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe është përgjegjës për të vepruar ndaj përfaqësuesve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe vendeve të tjera në atë drejtim”, thuhet në raportimet e mediave atje.

Përveç Daçiqit dhe Petkoviqit, të cilët do të kryesojnë Grupin e Punës, anëtarët e ekipit përfshijnë Ministrin e Jashtëm dhe Tregtisë së Brendshme Tomislav Momirović, Ministren për Integrime Evropiane Tanja Miščević, Ndihmësministren e Punëve të Jashtme për Bashkëpunim Shumëpalësh Katarina Lalić dhe Këshilltarin për Politikë të Jashtme për Presidentja e Republikës Tatjana Joviq.

-Advertisement-

“Në grupin punues është përfshirë edhe shefja e kabinetit të drejtorit të Zyrës për Kosovë  Bojana Angjelkoviq, drejtori i Zyrës për Çështje Koordinuese në procesin e negociatave me Kosovën Milan Raviq, asistenti. drejtori i Zyrës për Çështje Koordinuese  Marko Antiq, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit Popullor Millosh Popoviq, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Petar Janjiq, Shefja e Delegacioni i Asamblesë Kombëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës Biljana Pantić Pilja, ambasadorja Aleksandra Gjuroviq, ndihmësministri i Mbrojtjes Predrag Bandić, këshilltar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë Nikolla Stojanoviq, ndërsa sekretar Marko Mushiq.

Ndryshe, Grupi Punues është formuar me kërkesë të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka kërkuar këtë të enjten në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera