Serbia e pranon hapur se po lobon në tërheqjen e njohjeve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 19 January 2019
Kryetari i të ashtuquajturit Komiteti për Kosovën në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Milovan Drecun, tha se pavarësia e Kosovës ka qenë e paparashikueshme.
Ai duke shtuar se Kosova duhet të pranojë se Serbia e ka forcuar pozicionin e saj, ka pranuar se shteti serb po lobon tek shtete të ndryshme për ç’njohjen e Kosovës.
“Është raportuar se Republika e Palaut ka tërhequr njohjen e Kosovës, dhe tërheqja e njohjeve të Kosovës përfaqëson një sukses serioz për Serbinë”, është shprehur Drecun.
Ndër të tjera ai e ka quajtur si proces të pakthyeshëm pavarësinë e Kosovës, por gjithashtu ka komentuar edhe mbi presionin e Serbisë në shtete të tjera për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
“Dukej se procesi i pavarësisë së Kosovës ishte i pakthyeshëm, kur shumë vende pësuan nga presioni i vendeve perëndimore për ta njohur Kosovën, Serbia e bëri këtë proces të kundër ndaj lëvizjeve të prapambetura”, tha Drecun.
Ai ka pohuar se Serbia do të vazhdojë këtë proces dhe se Serbia nuk do të pajtohet të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë këtë proces, nuk do të pajtohemi me situatën që dikush do të na detyrojë të njohim Kosovën shtet, dhe ky rast ka treguar se është e nevojshme të flitet. Në Prishtinë duhet të pranohet fakti se Serbia ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj, duke krijuar kushte për të parandaluar veprime të njëanshme”, tha në fund Drecun.
Vlen të theksohet se Serbia ka hequr vizat dy shteteve të cilat flitet se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për Republikën e Palaut dhe për Shën Kits e Nevis.
Të tjera
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...