Lajme

Serbia e ka diskutuar sot mundësinë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 14 December 2018

Agjencia e njohur e lajmeve Associated Press ka njoftuar se Serbia sot e ka diskutuar mundësinë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, pasi Kuvendi në Prishtinë ka miratuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë ndryshim Beogradi e quajti “kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon”, njofton Klan Kosova, percjell Gazeta inFokus

Deputetët serbë në Kuvend nuk morën pjesë gjatë votimit të amandamenteve që e transformuan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

-Advertisement-

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se sonte në orën 20:00 do të dalë para publikut për ta adresuar situatën pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera