Lajme

Serbia e emëron shefin e ri për rajonin e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 16 August 2021

Vuqina Jankoviq është emëruar shef i ri i qarkut të Mitrovicës në kuadër të strukturave paralele në Kosovë, bëhet e ditur nga webfaqja kosovskomitrovacki.okrug.gov.rs

Siç theksohet, vendimi për emërimin e tij u miratua nga Kryeministri i Republikës së Serbisë më 29 korrik 2021.

Jankoviq zëvendësoi kreun aktual, Slavko Simiqin.

-Advertisement-

Para këtij emërimi, Jankoviq shërbeu si kryetar i Zveçanit, ndërsa në zgjedhjet lokale që në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, kandidati i Listës Serbe për kryetar të kësaj komune do të jetë Dr. Dragisha Miloviq. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera