Serbia demonstron armët kineze

Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 30 April 2022
Ushtria e Serbisë, më 30 prill, shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend së voni.
Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më 10 prill.
Mediat ndërkombëtare, asokohe, raportuan se kjo dërgesë po ndodhte në kohën kur shqetësimet e Perëndimit për armatosjen e Ballkanit gjatë luftës në Ukrainë janë në rritje.
Sipas tyre, një gjë e tillë mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit.
Më 30 prill, në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, u ekspozua një pjesë e aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemi kinez FK-3.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit.
“Ky [sistem] do të ofrojë mbrojtje të hapësirës ajrore të Serbisë në kohë paqeje”, tha ai.
Armët kineze, për të cilat Serbia arriti ujdi me Kinën më 2019, arritën në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Serbia po përballet “me presion të madh” që të harmonizojë sanksionet evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Brukseli dhe Uashingtoni vazhdimisht kanë përsëritur shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Beogradit për të blerë armë nga Rusia dhe Kina, sepse Serbia si shtet kandidat për anëtarësim në BE, kërkohet që të harmonizojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me bllokun evropian.
Më 2020, SHBA-ja kishte paralajmëruar kundër blerjes së sistemit kinez për mbrojtje ajrore. Atëbotë, zyrtarët amerikanë kishin deklaruar se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet BE-së dhe aleancave të tjera perëndimore, duhet të ketë armë në përputhje me standardet perëndimore.
Serbia është e vetmja operatore e armëve kineze në Evropë. Ajo po ashtu posedon dronë kinezë CH-92A, të cilët iu prezantuan publikut në korrik të vitit 2020./REL
Të tjera
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...
-
Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë
Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për ...
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinës. Sip...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...
-
VoRAE dënon ashpër përjashtimin e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nga “Festa e Abetarës”
10 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar gja...
-
Reagimi i ashpër i djalit të Hysni Gucatit
Sot në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVL UÇK-së, N...
-
Edhe kërcënimi me bombë në “Xhevdet Doda” doli alarm i rrejshëm
Një alarm për vendosjen e një mjeti shpërthyes të dyshuar si bombë në hapësir...
-
Hovenier: Duhet punë sistemore për të luftuar dhunën në familje
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se instit...
-
Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit
Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Ko...