Lajme

Serbia del me propozime për çështjen e Kosovës në prill

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 22 December 2017

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të shpallë propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës deri në fillim të prillit.
Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për agjencinë amerikane Bloomberg.

Këto propozime do të dalin si rezultat i dialogut të brendshëm për Kosovën të iniciuar në muajin tetor nga kreu i shtetit serb.

Ky i fundit njëherit ka theksuar se planifikon të përfundojë punën e kërkuar për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian deri në fund të mandatit të tij në vitin 2022 dhe prandaj ka të ngjarë të mos kandidojë për një mandat tjetër, transmeton Klan Kosova

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera