Lajme

Serbia bllokon marrëveshjet për Mitrovicën

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 28 July 2017

Organizata ilegale e sigurisë “Mbrojtja Civile” nuk është shpërbërë sipas Marrëveshjes së Brukselit, pasi në vend të saj janë krijuar dy organizata të tjera “Most-Klinci” dhe “KM-firm 028”, pjesëtarët e të cilave keqtrajtojnë shqiptarët posa ta kalojnë urën. Ndërkohë Qeveria e Kosovës i paguan pa punuar fare 378 ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”. Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit në veri është në dorë të Rakiqit

Serbia ka bllokuar të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Bruksel gjatë dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe asnjë prej tyre nuk është zbatuar ashtu siç është arritur me marrëveshje. Organizata ilegale e sigurisë “Mbrojtja Civile” nuk është shpërbërë sipas Marrëveshjes së Brukselit, pasi në vend të saj janë krijuar dy organizata të tjera, pjesëtarët e të cilave keqtrajtojnë shqiptarët posa ta kalojnë urën, “Most-Klinci” dhe “KM-firm 028”, ndërkohë Qeveria e Kosovës i paguan pa punuar fare 378 ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”.

Ministrja në detyrë për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë zbatuar dhe se shumica e tyre janë bllokuar nga Qeveria e Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera