Lajme

Serbia akuzon Kosovën se nuk po bashkëpunon për rastin Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 11 June 2018

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur edhe një herë për ecurinë e hetimeve mbi vrasjen e liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Sipas Gjuriq, po të bashkëpunonin autoritetet e Prishtinës me autoritetet e Beogradit dhe ndërkombëtarët, do të kishte nje rezultat deri më tani nga këto hetime.

“Në qoftë se autoritetet e Prishtinës do të bashkëpunonin në hetimet rreth vrasjes së Ivanoviqit, rezultatet me siguri se do të ishin ndryshe dhe do të kishim ndonjë epilog”, është shprehur Gjuriq.

-Advertisement-

E pranishme në vendin ku foli Gjuriq ishte edhe bashkëshortja e liderit të SDP-së, Milena Ivanoviq, e cila edhe pse nuk foli zyrtarisht për hetimet rredh vrasjes, në një bisedë jo formale me televizionin “N1”, tha se informacionet e fundit mbi këto hetime i ka marrë vetëm nga udhët jozyrtare, përcjell lajmi.net.

Ajo po ashtu shtoi se nuk do të publikojë informacionet që asaj i vijnë, dhe lidhur me këtë çështje do të flasë kur të vijë koha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera