Lajme

Serbi tenton të fusë ilegalisht në Kosovë 7 krerë gjedhe, intervenon AUV-i

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 18 November 2022

Në fshatin Korminjan të Ranillukës, të enjten u ndalua një burrë me shtetësi serbe në orët e hershme të mëngjesit, kjo pasi në kamion kishte 7 krerë gjedhe për të cilët nuk posedonte numra matrikulimi, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se me rastin është marrë inspektorati i AUV-it të cilët po merren me procedim të mëtejmë dhe se pas konstatimit të gjendjes faktike personi i dyshuar është liruar e po ashtu edhe gjedhet. Ndërsa rasti mbetet duke u hetuar më tej.

“Njësiti policor ka ndaluar kamionin me traga vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë ku gjatë kontrollit është konstatuar se në kamion i dyshuari kishte pasur të ngarkuar 7 krerë gjedhe të cilët nuk kanë pasur të vendosur numra matrikulimit dhe për transport nuk posedonte dokumente përkatëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët e AUV-it të cilët e kanë konstatuar gjendjen faktike të cilët edhe janë marr me procedimin të mëtejmë të rastit. I dyshuari si dhe gjedhet janë liruar.  Rasti nën hetime”, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera