Lajme

Serbi sulmon policin e Kosovës në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 26 January 2020

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në Lipjan.

Konkretisht në fshatin Breznicë të këtij qyteti një person ka sulmuar zyrtarin policor, shkruan gazeta inFokus.

Agresori, që ishte në gjendje të dehur, fillimisht refuzoi që t’iu bindet urdhërave të policisë për t’u identifikuar.

-Advertisement-

Ndërsa më pastaj edhe ka sulmuar zyrtarin policor, shkruan gazeta inFokus.

Ky i fundit është detyruar të marrë trajtimin mjekësor derisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja është përmendur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Xhevdet Breznica, Lipjan 25.01.2020-03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dhe duke i refuzuar t’iu bindet urdhrave të zyrtarëve policor për t’u identifikuar e ka sulmuar fizikisht  njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera