Lajme

Serbi që punon në Byronë e Sigurimeve arrestohet nga policia serbe në Jarinjë

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 18 January 2020

Në pikën kufitare të Jarinjës, është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Lajmin e ka bërë publik Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, duke thënë se ai është arrestuar veçse punon në një kompani kosovare.

“Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare. Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë. Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviq është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

-Advertisement-

Pacolli, thotë se “tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës”.

“Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç”, ka përfunduar Pacolli.

Koha.net ka provuar të marrë më shumë detaje nga Rrahim Pacolli por kontakti ka qenë i pamundur, derisa po pret një përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera