Lajme

Serbi i arrestuar si i dyshuar për vr*sjen e boksierit Besar Nimani është nga Mitrovica

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 12 March 2024

Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën e kaluar në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Në lidhje me këtë Berat Nimani, vëllai i viktimës ka thënë për Klankosova.tv se të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit janë dy kurd dhe një serb i Mitrovicës.

Sipas Nimanit, ata janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i, pasi sipas tij, të dyshuarit kanë arritur të largohen nga Gjermania.

-Advertisement-

Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij Berat Nimani, përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.

“Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varrezat e myslimanëve”, ka shkruar Berati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera