Serbi: Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 30 December 2024
Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nëntë nxënës dhe një roje shkolle si dhe plagosi gjashtë persona të tjerë në një shkollë në qendër të Beogradit.
Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi Vladimir Kecmanoviçin, babanë e djalit, me 14 vjet e gjashtë muaj heqje lirie për “vepra të rënda kundër sigurisë publike” dhe për “lënie pas dore të fëmijës”. Nëna, Miljana Kecmanoviç u dënua me tre vjet heqje lirie për “lënie pas dore të fëmijës”, por u lirua nga akuzat për armëmbajtje pa leje.
Sulmuesi, i identifikuar si Kosta Kecmanoviç, ishte 13 vjeç kur kreu krimin dhe së këndejmi shumë i ri për t’u përballur me një gjyq, sipas ligjeve serbe. Prindërit e tij u arrestuan menjëherë pas të shtënave dhe u akuzuan për “mosmbajtjen e armëve jashtë mundësive të djalit të tyre”.
Masakra në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit që ndodhi me 3 maj të vitit 2023, tronditi vendin ballkanik i cili është mësuar me kriza, por ku të shtëna masive në shkolla nuk kishin ndodhur kurrë më parë.
Avokatja e çiftit, Irina Boroviç, tha se vendimi nuk ishte befasues “sepse trysnia publike ishte e madhe dhe pritshmëritë ishin të mëdha”. Boroviç tha se do t’i apelojë vendimet.
Ninela Radiçeviç, e cila humbi vajzën e saj në atë sulm, tha se ” nuk jemi të kënaqur sepse askush nuk u mbajt përgjegjës për vrasjen e nëntë fëmijëve” dhe rojës së shkollës.
Sulmuesi përdori armët e të atit për të hapur zjarr ndaj shokëve të tij dhe të tjerëve. Ai hyri në shkollë dhe fillimisht hapi zjarr në korridor përpara se të shkonte në një klasë ku vazhdoi të qëllonte.
Në shkollat fillore në Serbi mësimet i ndjekin fëmijët nga 7-15 vjeç.
Policia tha se sulmuesi ka telefonuar pas të shtënave dhe tregoi me qetësi për atë që kishte bërë. Ai është mbajtur në një institucion të specializuar që prej të shtënave dhe ka dëshmuar në gjyqin kundër prindërve të tij. Procedura ishte e mbyllur për publikun, përveç leximit të aktgjykimeve.
Gjithashtu në këtë rast u dënua me 15 muaj heqje lirie për një dëshmi të rreme një instruktor qitjeje, i cili punonte në një terren ku djali stërvitej për të qëlluar.
Të shtënat në shkollë u pasuan me një tjetër vrasje masive në fshatrat jashtë kryeqytetit, një ditë më pas. Uros Blazhiç, 21 vjeç, mori një pushkë automatike dhe hapi zjarr në disa vende, duke vrarë nëntë veta dhe duke plagosur 12 të tjerë. Ai u dënua në fillim të këtij muaji me 20 vjet heqje lirie.
Të shtënat shkaktuan një valë protestash në rrugë dhe një operacion të gjerë kundër armëmbajtjes pa leje. /VOA
Të tjera
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...
-
Suspendohet një zyrtar policor, bashkë me tre persona patën drọgë në veturë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se e ka suspenduar një zyrtar p...
-
Policia apelon për kujdes shoferët, shkak mjegulla
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjetev...
-
Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur një ...
-
Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakons...
-
Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një f...