Lajme

Serbi aksidenton nënën me fëmijën 7 muajsh, i ati rreh të dëmtuarën

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 08 August 2017

Ditën e djeshme një aksident ndodhi në Durrës. Një i ri ka përplasur me makinë një tjeter mjet ku udhëtonte një nënë me fëmijën e saj 7 muajsh.

Sipas policisë së Durrësit, pas aksidentit ka ndodhur edhe një episod dhune me të ëmën e të aksidentuarës, e cila është goditur me shuplakë nga babai i djalit që e përplasi me makinë, njofton policia.Nën drejtimin e mjetit tip “Benz” fuoristradë ishte shtetasi Gj.K. banues në Durrës, vetëm 17 vjeç dhe i papajisur me patentë. Në makinë me të ndodhej edhe i ati, shtetasi A.K. 54 vjeç, i cili akuzohet se pas aksidentit ka ushtruar dhunë.“Më datë 07.08.2017, rreth orës 20:00, në rrugën “Skënderbej” shtetasi Gj.K. duke drejtuar mjetin tip “Benz” fuoristradë, pa leje drejtimi ka aksidentuar shtetasen E.B. 31 vjeçe dhe fëmijën e saj A.A. 7-muajsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A.K. pas aksidentit ka goditur me shuplakë shtetasen N.B. 62 vjeçe, nëna e shtetases E.B.”, sqaron policia.I biri 17-vjeçar u arrestua nën akuzën e dy veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa ndaj të atit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Dëmtime të tjera me dashje”. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera