Serbët vjedhin kurorën milionëshe nga muzeu në Francë (Video)

Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 15 May 2017
Natën në mes të premtes dhe të shtunës u vodh kurora e Madonës nga shekulli i 19 me rreth 1.800 gurë të çmueshëm nga Muzeu i Arteve Religjioze në Lion, në Francën qendrore, kanë kumtuar përfaqësuesit e muzeut.
Stolia e vjedhur, sipas vlerësimeve të para, kap vlerën e së paku një milion euro, dhe dyshohet se plaçkitjen e kanë organizuar kriminelët e grupit “Pink Panter”, në mes të cilëve janë më së shumti serbë.
“Hajnat janë futur në muze pikërisht në orën 3:27 dhe arritën të paaftësojnë sistemin e sotisfikuar të sigurisë”, transmetojnë mediet franceze.
Kriminelët të organizuar mirë për një kohë të shkurtër kanë vjedhur ekzemplarin qendror të koleksionit.
“Policia shpejt arriti në vendin e ngjarjes dhe, sipas vlerësimeve të tyre, në vjedhje kanë marrë pjesë disa persona, të cilët ishin të përgatitur mirë për këtë ndërmarrje”, pretendojnë ata.
Nga muzeu francez kanë shpjeguar se kurora ishte e përbërë nga 1.791 copë gurë të çmuar dhe margaritarë.
Vitin e kaluar çdo gur në kurorë ishte regjistruar me kujdes, gjë që mund të lehtësoj zbulimin e hajnave.
Përveç kurorës, e cila mund të arrijë vlerën edhe deri në dy milionë euro, hajnat kanë vjedhur edhe një unazë dhe një kupë.

Të tjera
-
Bahtiri i VV-së: Kosova do të shkojë në zgjedhje
Kosova do të shkojë në zgjedhje në rast se BE-ja si ndërmjetësuese dhe SHBA-j...
-
Hoti kritikon VV-në: Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar përsëri qeveritarët pas arritj...
-
Dy vrasje e disa plagosje vetëm gjatë muajit mars në Kosovë
Dy vrasje e rreth pesë plagosje kanë ndodhur vetëm gjatë muajit mars në Kosov...
-
Si u mundua Serbia të fshihte kufomat e të propagandonte që në Izbicë nuk kishte masakër
Dëshmitari i cili xhiroi masakrën e Izbicës, ka rrëfyer se si Serbia ishte mu...
-
Hill: Dialogu i Brukselit s’parasheh reciprocitet
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Oh...
-
Vjosa Osmani: Forca Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar fat kombëtares së Kosovës ndaj ...
-
Matoshi pas vendimit të Komunës së Gjilanit për shkurtimin e orarit të punës për Ramazan: Anulojeni menjëherë
Analisti Halil Matoshi ka reaguar pasi Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që t...
-
“Kurrë në jetën tem ma keq s’jam ni”, rrëfimi emocional i Sefedin Thaçit që xhiroi masakrën e Izbicës
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus, Sefedin Thaçi në 24 vjetori...
-
Kurti: Nuk jam për t’i shtypur serbët, por nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizi...
-
Kica-Xhelili: Dikush duhet t’ia kujtojë Albulena Haxhiut se nuk është ministre e fushatave linçuese
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili i ka reaguar ashpër ministres së Drej...
-
Dy vitet e Qeverisë Kurti, Bislimi i quan vite të progresit dhe zhvillimit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka bërë një bilanc të punëve të Q...
-
Adresimi i problemeve të shqiptarëve në Serbi, Hill: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka...