Lajme

Serbët vendosin edhe një barrikadë të re në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 13 October 2021

Banorët serbë të veriut të Kosovës kanë vendosur edhe një barrikadë të re në Zveçan si shenjë proteste pas aksionit të Njësisë Speciale të Kosovës, kundër kontrabandës i cili filloi në orët e hershme të ditës të sotme.

Në fotografitë që vijnë nga veriu, serbët e revoltuar shihet se kanë bllokuar me kamionë, kontejnerë të mbeturinave rrugët e qyteteve veriore të Kosovës të banuara më shumicë nga ta, për ta penguar Policinë e Kosovës në aksionin për luftimin e kontrabandës, shkruan Reporteri.net.

 

-Advertisement-

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se në këtë operacion janë lënduar 10 policë.

Mehmeti tha se ka pasur rrjedhje të informacionit në lidhje me aksionin që ishte përgatirur, ndërsa shtoi se ky rast po hetohet.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tersi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policor”, ka thënë Mehmeti.

 
Ai shtoi se gjatë operacionit në veri, ka pasur sulme me armë e hedhje granate në drejtim të policisë, ku si pasojë 10 policë janë lënduar.

“Ka pasur sulme me armë, hedhje të granatave të dorës, shok bombeve dhe theksoj që ka pasur hedhje të granatave luftarake të dorës. Si pasojë e këtyre 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime”, tha Mehmeti.

Në këtë aksion policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim

Edhe gjashtë banorë të Mitrovicës së Veriut kërkuan ndihmë mjekësore, ndërkaq tetë persona janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore.

Ky është epilogu i një aksioni kundër kontrabandës së Policisë dhe Doganës së Kosovës, që u prit me kundërshtim në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Aksioni kundër kontrabandës u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

Ai shtoi se “kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”.

Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë për aksionin.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq përmes një komunikate për media.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar se do të takohet në Rashkë me përfaqësuesit serbë nga Kosova. Rashka është qytet në Serbi që afërsi të kufirit me Kosovën, përkatësisht pranë pikëkalimit kufitar në Jarinjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera