Serbët u ofrojnë kafe ushtarëve të KFOR-it, ata ia refuzojnë

Autori: Gazeta inFokus
11:29 | 29 May 2023
Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar ky qytetarë të shumtë serbë janë mbledhur për të protestuar para komunave.
KFOR-i tanimë po monitoron situatën dhe ka krijuar kordon edhe në Leposaviq për t’i mos i lejuar ata të futen brenda objektit të komunës.
Por, provokimet nuk po mungojnë as për ushtarët e KFOR-it, ku veçse është publikuar një video në rrjete sociale derisa një protestues serb “dëshiron” t’i shërbejë ata me kafe, por që ata e refuzojnë, ndërsa i njëjti person vazhdon e pinë para ushtarëve kafenë.
Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në katër komunat veriore pas zhvillimeve të fundit atje, ku serbët lokalë kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.
KFOR ka kërkuar nga palët të mos nxisin tensione, duke njoftuar se do të vazhdojnë të krijojnë mjedis të sigurt për qytetarë.
“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR.

Të tjera
-
Dyshohet se një këmbësor është goditur për vdẹkje në Fushë Kosovë
Një këmbësor dyshohet se është goditur për vdekje sonte. Ngjarja e rëndë r...
-
Trendi shqetësues: Kryeqyteti, kampion i lindjeve me prerje
17 mijë e 495 jetë të reja iu shtuan popullatës së Kosovës vitin e kaluar. ...
-
“Durimi po mbaron”- Presidenti i Finlandës me një paralajmërim për Rusinë pas takimit me Trump
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, së fundmi u takua me Presidentin e ...
-
Analistët në Beograd: Dialogu mbahet në jetë vetëm nën presion ndërkombëtar
Se a do të “ringjallet” dialogu Kosovë-Serbi, pas zëvendësimit të Lajçakut me...
-
Macron tregon se ka folur në telefon me Vuçiqin, në “X” jep detaje rreth përmbajtjes
Presidenti franzec, Emmanuel Macron, njofton se ka zhvilluar bisedë telefonik...
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...
-
Osmani kujton mạsạkrën në Abri të Epërme ku familja Muliqi humbi tetë anëtarë
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e dytë në Abri të Epërme, të kry...
-
Rama takohet me shqiptarët e Athinës, i falënderon për pjesëmarrjen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot zhvilloi takim me shqiptarët e Athinë...
-
Trump: Jam shumë nervoz me Putinin për lụftën në Ukrainë
Donald Trump ka thënë se është “shumë nervoz” me Vladimir Putinin për vënien ...
-
Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës
Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykim...
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...
-
Festa e Fitër Bajramit në mbarë botën përmes fotografive
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët në mbarë botën festojnë sot Fi...