Lajme

Serbët tregojnë pse iu nevojitet Ujmani

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 08 September 2018

Hidrocentrali Ujman, pika kontestuese e vizitës së presidentit serbe Aleksandar Vuçiq në Kosovë, është me rëndësi strategjike për qëndrimin dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë.

Ujmani, së bashku me Trepçën dhe trafostacionin Valaç, janë shumë të rëndësishme nga ana strategjike për Serbinë në tërësi, transmetojnë mediat serbe.

“Ujmani është për mbijetesën tonë, zhvillimin tonë. Pa Ujmanin, Kosova nuk do të ekzistonte”, shpjegon kryetari i komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq.

-Advertisement-

“Nëse, për shembull, do të ndalej uji në termocentrale, ato do të mbeteshin pa prodhim, do të kishte rezultuar në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çdo lloj prodhimi do të pushonte, furnizimi me ujë të pijshëm në më shumë se 700,000 njerëz do të pushonte, teknologjia e informacionit do të mbyllet, do të shuhej jeta në Kosovë,” tha ai për Tanjug.

Rreth 80 për qind e sipërfaqes së liqenit Ujman ndodhet në komunën e Zubion Potokut në veri të Kosovës, me shumicë serbe dhe një pjesë e vogël e liqenit i takon komunës së Novi Pazarit në Sanxhak të Serbisë.

Ndërtimi i kësaj dige dhe i gjithë projekti i hidrosistemit u financua nga fondet e zhvillimit të Bankës Botërore, në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Kontratat fillestare u nënshkruan nga ish-presidenti i Jugosllavisë Josip Broz Tito.

Mbi 95 për qind e infrastrukturës së kompanisë ndodhet në territorin e komunës së Zubin Potokut dhe 100 për qind e fitimit prej rreth 10 milionë euro në vit realizohet në të njëjtin territor, i cili megjithatë nuk përfiton, shkruajnë mediat serbe.

Qeveria serbe vendosi që në vitin 2004 të krijonte një kompani të re publike me emrin “JP” Ibar, e cila ende vepron në komunën e Zubin Potokut dhe drejton asetet e kompanisë.

Asetet e kompanisë nënkuptojnë liqenin e madhe të Ujmanit, liqenin e vogël me digën e Pridvoricës dhe një kanal furnizimi me ujë dhe dy stacione të ujitjes.

Liqeni është i gjatë 24 kilometra, me sipërfaqe prej 11 kilometra katrorë dhe 380 – 420 milionë metra kub.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera