Lajme

Serbët thonë se Policia e Kosovës s’ua lejoi liturgjinë në Kishën Ortodokse në UP

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 02 June 2022

Nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë pretendojnë se Policia e Kosovës nuk i ka lejuar që të kryejnë liturgjinë në Kishën e Shpëtimtarit në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Famulltari Stanisha Arsiq, ka thënë për “Kosovo-Online” se Policia ua ka ndaluar në mëngjesin e së enjtes të kryejnë ritet në nder të Festës së Shpëtimtarit.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

-Advertisement-

“Kur besimtarët dhe klerikët u mblodhën para tempullit këtë mëngjes, pjesëtarët e policisë në numër të madh nuk i lejuan ata të afroheshin te Tempulli i Krishtit Shpëtimtar ose të hynin në shenjtërore”, thuhet në një deklaratë nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, pretendon se po bëhet dhunë fetare ndaj serbëve në Kosovë, për çka akuzon kryeministrin Kurti.

“Prishtina ndalon serbët nga liturgjia në kishën e Krishtit Shpëtimtar, por lejon rindërtimin e shtëpisë së bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva. A janë këto vlera për Këshillin e Evropës?. Askush nuk duhet ti mbyllë sytë ndaj dhunës fetare të Albin Kurtit ndaj serbëve në Kosovë, ka shkruar Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera