Serbët thonë se nuk do të ketë marrëveshje historike me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 07 July 2017
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje historike mes palëve.
Megjithatë, pas këtij deklarimi të presidentit të Kosovës kanë reaguar serbët, siç shkruan Blici serb me burime të tij brenda qeverisë së Serbisë, thotë se nuk do të ketë marrëveshje të tillë.
Thaçi, shkruan Blic, këtë deklaratë e bëri pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq që u ndërmjetësua nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, shkruan lajmi.net.
Edhe pse për një deklaratë të tillë mund të thuhet se Brukseli ka bërë një hap përpara në dialog dhe se kjo marrëveshje në parim të arrihet, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga burimet e qeverisë serbe për medien në fjalë.
“Asgjë nuk është rënë dakord”, shprehë burimi nga qeveria.
Në takimin e së hënës është rënë dakord që të vazhdohet dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura tashmë.
Rifillimi i dialogut mund të bëhet pas një muaji e gjysmë.
Raundi i fundit i dialogut u mbajt në Bruksel më 1 shkurt. Në ndërkohë, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Brukseli zyrtar thotë se pas një pushimi duhet sa më shpejt të fillojnë kontaktet me të dyja palët për dialog të vazhdueshëm.
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...