Lajme

Serbët sot votojnë pro ose kundër referendumit kushtetues

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 16 Janar 2022

Paraditen e sotme, në orën shtatë janë hapur qendrat e votimit për referendumin republikan për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin.

Qytetarët serbë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në tetë mijë qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00.

Ndërkaq dje në Kosovë u mbajt seancë e jashtëzakonshme në lidhje me këtë referendum, seancë kjo e cila përfundoi me miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

-Advertisement-

76 deputetë votuan pro kësaj rezolute, asnjë nuk ishte kundër dhe një abstenoi.

Draft-rezoluta u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila derisa e njëjta më pas u harmonizua edhe me grupet parlamentare të LDK-së, AAK-së dhe Grupit Multietnik.

E Beogradi zyrtar pak orë pas miratimit të rezolutës nga Kuvendi i Kosovës është tërhequr nga mbajtja e referendumit kushtetues në Kosovë.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi mori vendim që serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e nesërm në disa qytete të Serbisë.

Votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë, shkruan Novosti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy