Lajme

Serbët shkaktuan incidente në veri, Bërnabiq kërkon nga bashkësia ndërkombëtarë të reagojë urgjentisht

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 13 October 2021

Pas incidenteve të cilat u shkaktuan nga qytetarët serbë në veri të Kosovës, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ani pse situata u tensionua nga serbët, Bernabiq ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagoj urgjentisht, shkruan Gazeta Infokus.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq përmes një komunikate për media.

-Advertisement-

Ndryshe, qytetarët serbë kanë sulmuar forcat e policisë më gurë gazë lotsjellës e garantë dorë.

Kjo pasi që Policia e Kosovës në bashkëpunim më Doganën kanë kryere një operacion kundër konrabandimit të mallrave.

Një operacion i tillë u mor edhe në Pejë, Prishtinë e Mitrovicë të Jugut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera