Serbët protestojnë në veri të Mitrovicës kundër dhunës e vrasjeve politike
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 02 February 2019
Dhjetëra qytetarë serbë, kryesisht të rinj, në mesin e të cilëve edhe ish-deputetja e Parlamentit të Kosovës, Rada Trajkoviq, kanë protestuar sonte në veri të Mitrovicës me slloganin “1 nga 5 milionë”, kundër dhunës politike, vrasjeve, kërcënimeve dhe veprime tjera të ngjashme, përcjell inFokus.
Marko Jakshiq, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, duke i quajtur të pranishmit si njerëzit më të guximshëm që ka njohur deri tani, ka thënë se ata janë tubuar sonte në nderim të ish-politikanit Oliver Ivanoviq dhe kërkoi gjetjen sa më parë të autorëve të vrasjes së tij.
Sipas tij, në Serbi ka që 6 vite që mungon liria, dhe se i tërë aparati shtetëror serb është vu në funksion kundër kësaj proteste, duke bërë presion dhe duke frikësuar qytetarët. Ai ka potencuar se nëse dikujt prej pjesëmarrësve të kësaj proteste i ndodhë ndonjë e keqe atëherë përgjegjës kryesor do të jetë Marko Gjuriq.
“Jemi tubuar këtu që ta nderojmë Oliver Ivanoviqin, i cili humbi jetën tragjikisht. Duam të dimë kush janë autorët dhe urdhërdhënësit e kësaj vrasje. Pesë – gjashtë vitet e fundit në Serbi nuk kemi liri. Nëse për shkak të një shëtitjeje i tërë aparati shtetëror i Serbisë është këtu, pesë ditë që të ushtrojë presion, që njerëzit të ftohen pa asnjë bazë, atëherë ne të gjithë kemi humbur rrugën thellë. Mendoj që secili prej nesh ka të drejtë që të mendojë lirshëm, të shpreh qëndrimin e tij, dhe të zgjedhë lirshëm atë që dëshiron ta përfaqësojë. Dua të potencoj diçka, se nëse i ndodh çfarëdo e keqe dikujt prej nesh, përgjegjës do të jetë Marko Gjuriq. Nuk ka më automjete të djegura, kërcënime, nënçmime, thyerje koke dhe vrasje politike, për shkak se mendojmë ndryshe”, ka thënë para gazetarëve Jakshiq.
Ndërkaq, liderja e Iniciativës Qytetare “SDP”, Ksenija Bozhoviq ka bërë të ditur për KosovaPress, se protesta është organizuar nga qytetarët, kryesisht të rinj, dhe ideja është të dëshmohet se ka dhe të tjerë qytetarë, qoftë edhe një, i cili mendon ndryshe, ka qëndrime dhe ide të ndryshme.
Sipas saj, politikanët kanë abstenuar nga pjesëmarrja e tyre në këtë protestë, në mënyrë që protesta mos të marr karakter politik.
“Iniciativa për organizimin e një proteste të tillë ka qenë e qytetarëve, kryesisht e të rinjve. Prandaj, kemi vendosur që politikanët të mos marrim pjesë në mënyrë që vullnetit të qytetarëve të mos i jepet karakter politik”, ka thënë për Bozhoviq.
Protestuesit kanë shëtitur nga përmendorja e “Car Llazarit” deri te selia e “SDP”-së ku u vra Oliver Ivanoviq, me ç’rast në shenjë nderimi ndezën qirinj para obeliskut.
Organizatorët e kësaj proteste për disa ditë kanë qenë të kritikuar nga Lista Serbe dhe drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.
Ndryshe, protesta të tilla “1 nga 5 milionë”, janë mbajtur gjatë muajit të fundit nëpër disa qytete të Serbisë, me ç’rast u kundërshtua politika aktuale në Serbi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...