Lajme

Serbët pranojnë se ka presione, mohojnë tërheqjen nga lista për deputet

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 23 May 2017

Presidentët e dy partive serbe që kanë paralajmëruiar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, Nenad Rashiq dhe Slobodan Petroviq, pohojnë se ka presione mbi anëtarët e tyre që të tërhiqen nga gara, por asnjëri prej tyre nuk do ta tërheq kandidaturën e tij.

Kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq ka konfirmuar për RTV KIM se disa anëtarë kanë lënë partinë e tij , por theksoi se një gjë e tillë është “normale” para zgjedhjeve, sepse, siç thotë ai, ndodh që “njerëzit të gjunjëzohen nën presion”, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

 Rashiq, megjithatë, thotë se është i pasaktë raportimi në TV Most se anëtarët e partisë së tij janë tërhequr nga listat zgjedhore.

“Ne i kemi ata kandidatë në listë dhe kjo listë është përfundimtare”, ka thënë Rashiq.

Edhe Sllobodan Petroviq, kryetar i SLS-së, ka thënë se asnjë nga anëtarët e kësaj partie nuk ka hequr dorë nga kandidatura për deputetë, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera