Lajme

Serbët nuk i dhanë as laps, i burgosuri i shkroi letër familjes me kokërr te qibritit

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 19 June 2021

Naim Lushi, ish i burgosur politik ka rrëfyer për jetën e tij në burgjet e Serbisë dhe vuajtjet që ka pasur.

Mes tjerash, ish ushtari i UÇK-së, që u burgos nga serbët pasi u plagos në një dyluftim me policinë serbe në në Pejë, ka treguar edhe për letrën e parë që u ka dërguar familjes.

E veçanta e kësaj letre ishte se ajo u shkrua me kokërr të qibritit, pasi nuk kishte as laps për t’ua nisur këtë porosi familjes që kishin hallin e djalit të vetëm i cili ishte i plagosur dhe i burgosur nga serbët.

-Advertisement-

Kjo ishte letra e parë që Naim Lushi u dërgonte letër familjes pasi kishte rënë në burg,por serbët nuk i dhanë as laps as letër, shkruan Infokus.

“Në atë kohë në burgun e Pejës nuk kishim të drejt të kishim as laps e as letër, por cigarja lejohej që të konsumohej dhe kishim fije shkrepëse. Dhe kjo letër është e shkruar me kokrra të qibritit. E digjnim kokrrën e qibritit bukur shumë dhe pastaj e shkruanim letrën”, ka treguar Lushi në Frontal. /GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera