Serbët në veri, vazhdojnë të mos e paguajnë asnjë cent për rrymë

Autori: Gazeta inFokus
20:39 | 27 March 2023
Serbët në veri të Kosovës asnjë cent nuk po e paguajnë për shpenzimin e energjisë elektrike. Natyrshëm nga kjo situatë ata as nuk janë në dijeni se është shtrenjtuar energjia elektrike. Asnjë nga marrëveshjet prej asaj të vitit 2013 dhe me atë shtesë të vitit 2015, por edhe të qershorit të vitit të kaluar, Serbia nuk e ka zbatuar me Kosovën, për energjinë elektrike. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë miliona euro për ta.
Pas moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia për energjinë elektrike, qytetarët serbë të komunave veriore vazhdojnë të mos e paguajnë asnjë cent për energji elektrike. Madje as nuk janë në dijeni se rryma do të shtrenjtohet për 14% nga muaji prill kur pritet të aplikohen tarifat e reja të energjisë.
“Kur të me punësojnë, e paguaj rrymën, kurrkush nuk ikën nga pagesa. Prej çka jetojmë ne, të papunë, askush prej familjes nuk punon, as unë as fëmijët e mi. Me çka ta paguajmë. Le të bëhet sa të dojë, si të tjerët edhe unë”, thotë një qytetar.
“Nuk është në rregull, deri para dy viteve me kanë ardhur faturat, i kam të gjitha dokumentet, kurrkush s’ka paguar edhe unë e kam ndërprerë”, shton një tjetër.
“Jo, faturat kanë ardhur, tash jo. Krejt bashkësia ndërkombëtare e di. Kur të merren vesh atje në Bruksel pastaj e paguajmë të gjithë, s’ka shaka me shtetin, s’është në rregull po ku e di unë. Ashtu është situata momentalisht, mos me e pagua”, thotë një qytetar tjetër.
Ndërsa, sipas analistëve nga veriu, momentalisht nuk ka gatishmëri që të paguhet rryma nga serbët e komunave veriore.
“E kanë kuptuar që rryma nuk është prej Zotit, që duhet me paguar tek ata të cilët shërben. Tash për tash duket se nuk ekziston atmosfera për atë, sepse jemi në një pozitë ku serbët janë duke dëgjuar vetëm këshilla nga Beogradi zyrtar”, thotë analisti politik serb, Branislav Kërstiq.
Pala serbe nuk e ka zbatuar marrëveshjen për energjinë edhe 10 vjet pas Marrëveshjes teknike që e pati miratuar Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2013 dhe as të marrëveshjes shtesë të vitit 015.
Hera e fundit, kur Qeveria negocioi për energjinë me Serbinë ishte qershori i vitit të kaluar kur palët u pajtuan për një udhërrëfyes për zbatimin të marrëveshjeve të energjisë, brenda 100 ditëve, që sërish dështoi ët zbatohej.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...