Serbët në veri ende s’i kanë pranuar faturat e rrymës, shumë nga ta nuk kanë as orëmatës
Autori: Gazeta inFokus
12:15 | 10 February 2024
Qytetarët e veriut të vendit ende s’kanë pranuar faturat e para për energjinë elektrike që kanë shpenzuar gjatë muajit janar, ndonëse faturimi pas më shumë se dy dekadash pritej të niste nga muaj i kaluar i këtij viti.
Nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), thonë se së shpejti pritet të shpërndahen faturat e energjisë në katër komunat veriore.
Megjithatë, një javë më parë zëvendëskryeministri parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka theksuar se në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek konsumatorët e energjisë në veri.
KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga kompania “Elektrosever”, e cila është licencuar për furnizimin dhe faturimin me energji elektrike të Komunave me shumicë serbe, por që nuk kanë qenë të qasshëm.
Shumë qytetarë në këtë pjesë të vendit, të cilët tregojnë se nuk i kanë pranuar ende faturat, thonë nuk kanë as orëmatës. Teksa ata janë shprehur të gatshëm të paguajnë për rrymën që shpenzojnë.
Milloshi, një qytetar nga Mitrovica Veriore, ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk ka pranuar ende faturë të rrymës pasi thotë se nuk ka as njehsor, por tha se do ta paguajë “sepse është obligim qytetar”.
“Për rrymë nuk kam marrë kurrfarë faturash… Jo (nuk kam njehsor)… Ky është një obligim civilizues çdo kund, do ta paguajmë normalisht”, ka thënë Milloshi.
Edhe Gordana Vllajiq, një qytetare tjetër nga kjo pjesë e qytetit të Mitrovicës së Veriut, tha se nuk ka marrë faturë dhe nuk ka njehsor, por do ta paguajë rrymën.
“Jo, akoma nuk kam marrë faturë për rrymë. Me sa di unë jo, akoma nuk më kanë vendosur njehsor. Natyrisht se do ta paguaj rrymën”, theksoi Vllajiq.
Svetomir Boshkoviq theksoi se faturë të rrymës ende nuk ka pranuar, por njehsorin e ka në shtëpinë e tij, i cili është i vjetër më shumë se 30 vjet.
Ai shtoi se do të paguajë rrymën pasi t’i pranojë faturat.
“Nuk kam pranuar faturë të rrymës. Kam njehsorin e rrymës, është që 30 – 40 vjet i vjetër. Nëse vijnë faturat duhet të paguhen, të gjitha duhet të paguhen”, thekson Boshkoviq.
Ndërkaq, Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRrE-së, tha se leximi i njehsorëve është në proces e sipër dhe pritet që së shpejti të shpërndahen faturat.
Sipas tij, në bazë të të dhënave preliminare, janë gjithsej rreth 22 mijë konsumatorë në pjesën veriore, të cilët gjatë këtij muaji duhet t’i shlyejnë borxhet për muajin janar.
Ai nuk ka dhënë detaje rreth mënyrës së faturimit, sidomos të atyre që janë pa njehsorë, dhe as për çmimin e kW nëse do të jetë i njëjtë sikurse në pjesët tjera të Kosovës, duke thënë se pret një raport nga “Elektrosever”-i, KEDS-i dhe KOSTT-i rreth kësaj çështjeje.
Ai tha se njehësorët që nuk janë në rregull në këtë pjesë të vendit, do të zëvendësohen me njehsorë të rinj.
Zëvendëskryeministri parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka theksuar se në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek përdoruesit e energjisë elektrike në veri të vendit.
“Në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek përdoruesit apo konsumatorët e energjisë në veri, por ende janë disa çështje që presin për t’u zgjidhur”, ka thënë Bislimi.
Që nga viti 1999, banorët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit nuk kanë paguar për energjinë elektrike të cilën e kanë shpenzuar.
Vizitoni kanalin tonë në Youtube:

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































