Lajme

“Serbët në Kosovë të jenë politikisht aktiv”

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 03 July 2017

Grupet politike serbe në Kosovë duhet të jenë më aktiv dhe më të shkathët për të hyrë në shoqërinë politike kosovare dhe në këtë mënyrë të ushtrojnë të drejtat që kanë, tha sot ministri i administratës shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale në Serbi, Branko Ruzhiq.

Ruzhiq tha se Kushtetuta e Kosovës, siç tha ai të paktën në letër, lejon një spektër të gjerë të të drejtave që serbët duhet t`i shfrytëzojnë “, në qoftë se ata do të jenë të mençur”.

Sipas tij, tani është koha e duhur për këtë gjë “duke pasur parasysh se është në proces formimi i qeverisë së re të Kosovës dhe se Lista Serbe dhe Beogradi insistojnë në formimin e Asociacionit të komunave serbe”.

-Advertisement-

“Asociacioni nuk është qëllimi përfundimtar. Ajo duhet të jetë një levë që do të shërbejë në realizimin e këtyre objektivave strategjike të serbëve që jetojnë në Kosovë të cilat janë projektuar në përputhje me kompetencat dhe që rrjedhin nga ajo që është nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit” i tha ai Tanjugut, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera