Lajme

Serbët në Kosovë nuk do të trajtohen në Infektivë: Serbia ka vendosur

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 06 April 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija dhe Dalibor Jevtic, u zotuan se do luftonin pandeminë e koronavirusit së bashku që në fillim të prillit.

Por për institucionet paralele që udhëheqen nga qeveria në Beograd, kjo nuk duket se vlen, që klinika infektive tu shërbejë gjithë qytetarëve.

Marko Djuric bëri me dije se janë 3 qendra tjera që merren me këta pacientë.

-Advertisement-

‘’Personat e infektuar me virus që vijnë nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviçi, Zubin Potoku, Vushtrria, Rahovecit, Klinës, Pejës, Istogut dhe Skënderajit duhet të vendosen në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut. Ata të Vitisë, Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës të strehohen në qendrën spitalore në Pasjan të Gjilanit dhe serbët e infektuar nga Graçanica, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Obiliqi, Gora dhe Shtërpca të trajtohen në qendrën spitalore në Graçanicë.’’

Por në Graçanicë nuk ka ndonjë konfirmim se do nisë ky trajtim i serbëve të infektuar.

Njëri nga dy shqiptarët që merr pjesë në mbledhjet e Shtabit Emergjent për pandemi në Graçanicë thotë se kjo komunë po funksionon si janë udhëzuar nga organet kosovare.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka raportuar me asnjë rast të COVID-19, por sipas organeve serbe ekziston një rast në fshatin Dobratin, i cili është vetëizoluar.

Ata që janë në gjendje më të rënduar do dërgohen në Nish, ku janë dërguar edhe serbët nga Veriu. /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera