Lajme

Serbët i marrin 120 000 euro dy shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 15 June 2017

Dy shqiptarët u përpoqën sot të hyjnë në Kosovë me 123,000 euro para të gatshme, të cilat i kishin në xhepat e një xhakete, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve te doganës.

Kontrabanda e parave u pengua nga doganierët në vendkalimin Serbi-Kosovë, në Merdare.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së doganës, në pikën kufitare Serbi-Kosovë në Merdare në orët e mesditës arriti një minibus me targa gjermane i cili mbante gjashtë pasagjerë nga Gjermania për në Prishtinë.

-Advertisement-

Të gjithë pasagjerët kanë raportuar se nuk kanë asgjë për të deklaruar në doganë, përveç gjërave personale.

Por në xhepat e shoferit në xhaketë dhe pasagjerit në ulësen e parë, që të dy shqiptarë të Kosovës, policia serbe gjeti një total prej 143.450 euro të mbështjella thjesht me një mbështjellëse duhani.

Ata kanë thënë se këto para do t’ia dorëzonin një personi të panjohur në Prishtinë.

Shoferit dhe pasagjerit u janë rikthyer 10.000 euro, aq sa lejon dogana pa mbulesë, kurse për shumën tjetër do të pritet të dorëzohet vërtetim në doganën serbe për prejardhjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera