Serbët kushtëzojnë Haradinajn
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 28 July 2017
Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe për kryeministër. Në këmbim të votës së tyre ata kërkojnë garanci që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet.
Asgjë nuk po flet në të mirë të koalicionit PAN. Përveç mungesës së numrave për t’i formuar institucionet PAN-i duket se do të ketë telashe të sigurojë edhe mbështetjen e “votave të sigurta” të minoriteteve, respektivisht ato të serbëve. Përfaqësues të Listës Serbe kanë njoftuar se ata ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë për kandidatët e PAN-it për kryeparlamentar dhe për kryeministër.
Kjo ka lënë të kuptohet se Haradinaj dhe Veseli ende nuk kanë një marrëveshje përfundimtare me Listën Serbe, me ç’rast krijimi i institucioneve pa ta do të ishte i pamundur. Ndërkohë në ditën e dytë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, kanë rikonfirmuar se institucionet do të bëhen shumë shpejt tani. Në anën tjetër, LVV-ja dhe LAA-ja përveçse thonë se nuk i kanë vota për PAN-in, ata kanë siguruar se nuk do ta votojnë as Veselin për kryeparlamentar nëse ai do të jetë i nominuar.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...