Lajme

Serbët ‘kryqëzojnë’ ambasadorin amerikan pasi iu tha se janë në anën e gabuar të historisë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 22 February 2019

Me komentet e tij se ‘Serbia është në anën e gabuar të historisë, në rastin e Venezuelës, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka ngritur nervat e serbëve”, shkruajnë sot mediat serbe.

E përditshmja ‘Politika’ shkruan se ‘Scott ka tejkaluar të gjithë kufijtë imagjinarë të një misioni diplomatik me komente të tilla”.

Kjo e përditshme, tutje shkruan se ka pasur me qindra mijëra reagime ndaj komentit të ambasadorit amerikan edhe nga qyetetarët serbë, gjë që vërehet në komentet e tyre nëpër lajmin në media online.

-Advertisement-

Ndërkohë, ndaj kësaj deklarate, ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, i cili ka thënë se ‘Serbia kurrë nuk ka qenë në anën e gabuar të historisë’.

Nuk ka munguar as reagimi i ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ky ka qenë një shembull konkret se ‘klasik se si fuqitë e mëdha u flasin të tjerëve”.

“Kjo nuk është mënyra se si duhet t’i flitet Serbisë. Kështu nuk mund të flasë as Amerika me ne, as Britania, as Gjermania e madje as Rusia dhe Kina. Askush nuk mund ta përcaktojë politikën tonë të jashtme”, ka thënë Daçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera