Lajme

Serbët, i drejtohen Presidentit Trump: “Mbroji serbët, Kosova është tokë serbe”

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 21 December 2018

Komuniteti serbo-amerikan kanw nisw peticionin on – line me të cilin i drejtohen presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit duke kërkuar, siç thuhet, mbrojtjen e popullit serb në Kosovë, transmeton Gazeta inFokus.

Në peticion in me titull “Ndalojeni dëbimin e serbëve ortodoksë nga Kosova” kërkohet që të ndërpritet përkrahja e SHBA-ës për udhëheqjen e Kosovës dhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Peticioni i nënshkruar nga 2000 persona thotë se miliona serbë kanë votuar për Donald Trumpin, përcjell tanjug.

-Advertisement-

“Ajo që Jerusalemi është për hebrenjtë , ajo është Kosova për serbët. Kosova është serbe e jo shqiptare”, thuhet ndër të tjera në këtë peticion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera