Serbët e veriut, të frikësuar nga “represioni” pas sulmit terrorist
Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 30 Shtator 2023
Agjencia franceze e lajmeve AFP ka realizuar një artikull në Kosovë pas sulmit terrorist të fundjavës së kaluar në veri, ku për pasojë u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Më poshtë gjejeni shkrimin e AFP-së, të përkthyer dhe përshtatur nga Klankosova.tv:
Gati një javë pasi përleshjet vdekjeprurëse në Kosovë shkaktuan një nga përshkallëzimet më të rënda në vend ndër vite, mundësia për pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dukej aq e largët sa kurrë më parë.
Vrasja e një oficeri të policisë së Kosovës dhe një përleshje me armë në një manastir sollën në sipërfaqe vite mosbesimi dhe hidhërimi – pasi një luftë fjalësh midis qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, ditët e zisë dhe thirrjet për sanksione dëmtuan marrëdhëniet tashmë të prishura.
Të dielën, tre terroristë serbë u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë e Kosovës, pasi ata i zunë pritë një patrulle dhe më vonë u barrikaduan në një manastir ortodoks afër kufirit verior me Serbinë.
Në vazhdën e përleshjeve, policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, ka lënë në paraburgim tre persona të dyshuar të armatosur dhe ka sekuestruar një arsenal armësh që autoritetet thanë se mund të kishin armatosur qindra.
Të premten në mëngjes, policia e Kosovës u lëshua përsëri në të gjithë veriun ndërsa kreu një operacion që pa njësitë speciale të bastisnin pronat e lidhura me Milan Radojiçiqin, organizatorin e sulmit terrorist ndaj policisë.
Ky aksion nxiti reagimin e menjëhershëm nga Beogradi, me Zyrën e Serbisë për Kosovën që e quajti operacionin një “demonstrim brutal dhe të tepruar të forcës” me njësitë speciale të policisë “të armatosur deri në dhëmbë”.
Më vonë të premten, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Beogradit që të tërhiqte forcat e tij nga kufiri me Kosovën, pasi zbuluan atë që e quajtën një ngritje të paprecedentë ushtarake serbe.
Serbia kishte vendosur tanke dhe artileri të sofistikuara në kufi, paralajmëroi Shtëpia e Bardhë.
NATO ndërkohë tha se ishte e gatshme të rriste forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë.
Në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës në veri, banorët serbë thanë se i frikësoheshin një pranie në rritje të policisë së Kosovës dhe goditjeve pasuese në komunitetin tashmë të trazuar.
“Kam frikë nga represioni, të cilin e kemi pasur më parë. Një polic u vra dhe kjo është e tmerrshme… tani mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë më pas”, tha një banor serb 38-vjeçar, i cili foli në kushti i anonimitetit.
“Unë dua vetëm një jetë normale dhe kjo nuk është një jetë normale. Mendoj se pas kësaj i gjithë komuniteti do të karakterizohet sikur të gjithë kanë të bëjnë me atë ngjarje”.
Në kryeqytet, banorët kryesisht shqiptarë ia hodhën fajin qeverisë serbe për dhunën e fundjavës, duke thënë se paqja do të ishte e mundur vetëm pasi të bëheshin ndryshime.
“Serbia është fajtore për atë që ndodhi”, tha për AFP Mevlude Hoxha, një 64-vjeçare që jeton në Prishtinë.
“Pajtimi me serbët në veri është i mundur – pse të mos jetojnë së bashku, por ata nuk do të jetojnë”.
Përplasjet e së dielës erdhën më shumë se një javë pasi raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që synonin përmirësimin e lidhjeve, dështoi të bënte ndonjë përparim gjatë negociatave të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
Bisedimet e BE-së dukeshin veçse të vdekura në prag të sulmeve, edhe pse një raund i ri i diplomacisë fluturuese u duk se nisi me thirrje për të ulur tensionet në rritje.
“Sa më shumë të ndodhin incidente të tilla, aq më pak ka gjasa që Serbia dhe Kosova të jenë të gatshme ose të afta të bëjnë kompromis. BE-ja nuk do të jetë në gjendje ta rregullojë problemin – ndoshta vetëm ta menaxhojë atë dhe ta mbajë të mbyllur”, shkroi analisti Dimitar Bechev në “Carnegie Europe”.
Shqetësimi e ka përshkuar veriun e trazuar të Kosovës prej muajsh, pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti në maj për të vendosur kryebashkiakë shqiptarë në katër komuna me shumicë serbe atje – pavarësisht nga bojkoti i zgjedhjeve nga serbët e zonës.
Protestat pasuan, si dhe arrestimi nga Serbia i tre policëve kosovarë dhe një trazirë nga demonstruesit serbë që panë dhjetëra paqeruajtës të NATO-s të plagosur.
Përplasja në veri është vetëm e fundit në një listë të gjatë incidentesh që tronditën zonën që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
Serbia – dhe aleatët kryesorë Kina dhe Rusia – kanë refuzuar të njohin pavarësinë.
Armiqësia midis Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar që kur një luftë e plotë midis forcave serbe dhe kryengritësve shqiptarë etnikë në fund të viteve 1990 tërhoqi ndërhyrjen e NATO-s kundër Beogradit.
Pavarësisht negociatave prej vitesh midis dy palëve, pak përparim është arritur.
“Pajtimi do të jetë i mundur nëse nuk do të ketë më provokime të përsëritura”, tha Agim Maloku, një ekonomist 60-vjeçar në Prishtinë.
Megjithatë, Maloku theksoi se ndarja e veriut të territorit për të bërë paqe me popullsinë e tij serbe nuk ishte një opsion.
“Veriu është pjesë e Kosovës dhe do të mbetet pjesë e Kosovës”. /AFP/

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...






























