Lajme

Serbët e veriut po i bllokojnë rrugët me kamionë të marrë me dhunë nga shqiptarët

Autori: Islam Morina 17:03 | 25 September 2021

Serbët e veriut të Mitrovicës tash e sa ditë po mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë revolte ndaj masës së reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës mbi targat serbe.

Rrugët po mbahen të bllokuara nga mjete të rënda e kamionë, ku një pjesë e tyre dyshohet se janë kamionë të rrëmbyer me forcë nga shitësit shqiptarë të druve, shkruan Gazeta Infokus.

Siç ka mësuar Gazeta Infokus nga burimet e veta atje, serbët lokal të veriut po i thërrasin shitësit shqiptarë të druve nga jugu që t’iu shesin dru dhe kur ata po shkojnë në Zubin Potok për të blerë dru, po ua marrin forcërisht kamionët dhe po i bllokojnë rrugët, që qojnë në drejtim të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

-Advertisement-

Situata mbetet e tensionuar në veri të vendit si pasojë e protestave të serbëve lokal atje. Pas provokimit të ditës së premte, ku tre helikopterë serbë fluturuan në afërsi të kufirit me Kosovën, këtë të shtunë në brezin kufitar Kosovë Serbi, janë parë avionë luftarak të tipit MIG që kanë manovruar në afërsi të kufirit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera