Lajme

Serbët e veriut festojnë zgjedhjen e Vuçiqit si president (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 31 May 2017

Disa qytetarë serbë në veriun e Mitrovicës, janë duke festuar emërimin e Aleksandër Vucicit për President në Serbi

Në Mitrovicën Veriore me flamurin kombëtar të Serbisë dhe tingujt e sirenave, është festuar marrja e postit të Presidentit të Serbisë

Qyteti, pasi Vuçiq  e morri detyrën e të parit të Serbisë kremtoi  me tingujt e borive të makinave si dhe me flamuj serbë.

-Advertisement-

Në disa automjete ishin vendosur edhe posterë të mëdha që bartnin imazhin e tij, raporton Tanjug

Kujtojmë se Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është betuar sot solemnisht në Kuvendin serb, për mandatin e ri që do ta ushtrojë për pesë vjet

Ai është betuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe ligjeve përkatëse duke thënë: Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Serbisë pas betimit që bëri në cilësinë e presidentit, Vuçiq u shpreh se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë një ekspeditë në rajon “në kërkim të shansit të ri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera