Lajme

Serbët e shpalosin në rrugët e Zveçanit një flamur serb të përmasave të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 31 May 2023

Një flamur i gjatë serb është shtrirë mëngjesin e sotëm në Zveçan nga ana e protestuesve.

Edhe sot, në tri komunave veriore janë duke protestuar serbët duke kërkuar largimin e Policisë së Kosovës nga objektet komunale.

-Advertisement-

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar dje për CNN se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ai  ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit – janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.

Një ditë më parë, SHBA-ja njoftoi se ka vendosur ta sanksionojë Kosovën për insistimin e Qeverisë për t’i vendosur kryetarët e komunave në veri në ndërtesat komunale, për çka ka nxitur trazira nga serbët lokalë. Vendimi i parë ishte për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 2023”, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ndërsa qortimin e parë të Blinkenit, pas nisjes së tensionimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar “të padrejtë, të gabuar, lëndues dhe naiv”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera