Lajme

Serbët e Kosovës vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat me targa “KM”

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 25 November 2022

Zyra e ashtuquajtur e Policisë së “Mitrovicës” me seli në Rashkë të Serbisë ka vazhduar regjistrimin e automjeteve me targa KM dhe siç thonë qytetarët, e gjithë procedura zgjat pak minuta dhe nuk ka turma të mëdha.

Një nga personat që ka folur pasi ka kryer procedurën ka qenë, Zharko Miliçeviç, nga Zveçani, i cili sapo kishte bërë regjistrimin.

“Të gjithë punën e bëra praktikisht në dy minuta. Nuk kishte asnjë problem”, i tha Miliçeviç, mediumit Kosovo Online, pasi e bëri regjistrimin deri më 9 dhjetor 2023.

Një tjetër qytetare që ka vazhduar regjistrimin e makinës së saj në Rashkë është Perica Nikoliç nga Mitrovica.

“Gjithçka ka qenë si më parë, jam regjistruar normalisht si çdo vit. Shpresoj që këto targa të cilat janë të vlefshme në mbarë botën të mbeten”, deklaroi ajo.

Të mërkurën në Bruksel u arrit marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë pikërisht për targa.

Siç e kuptoi edhe kryeministri i Kosovës në parlament, tash e tuje supozohej se nuk do të lejohej regjistrim i ri i automjeteve, as atyre që e kanë për herë të parë, por as i të tjerave që duhet ta vazhdojnë.

Ngadalë dha Kurti do të vjetërsohen ato regjistrime dhe nuk do të ketë më.

Në fakt, marrëveshja e thotë më ndryshe.

Nuk do prodhohen targa të reja “KM”, sepse këto që tashmë janë, do të vazhdojnë të ri-regjistrohen me “KM” derisa të duan pronarët ta bëjnë.

Të tjera