Lajme

“Serbët e Kosovës ndihen të rrezikuar, kërkojnë më shumë policë në mjediset e veta”

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 01 August 2018

Përmes një kumtese për medie, Lista Serbe ka thënë se është e rrezikuar “nga sulmet më të reja kundër serbëve në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Në kumtesën e saj që e ka publikuar FoNet, thuhet se “pasi që pa kurrfarë dëshmish arrestohen serbët dhe akuzohen për veprat më të rënda, kësaj radhe në shënjestër ka qenë shkolla “”Braća Aksić” në fshatin Raboc”.

Lista… thekson se sulmi “ndodhi përkundër faktit se vetëm para disa ditësh është kërkuar që Policia e Kosovës ta shtojë praninë e vet dhe t’i pengojë sulmet ndaj serbëve”.

-Advertisement-

Në fund Lista… ka kërkuar nga përgjegjësit që aktorët të gjenden sa më shpejt dhe të procedohet rasti e ka thënë se Policia duhet të vendosë patrulla të stacionuara në vendet ku jetojnë serbë në mënyrë, që, thotë kumtesa, të ndalen sulmuesit e mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera