Serbët bëjnë fushatë kundër ushtarit amerikan që po qëndron në veri, bëjnë thirrje edhe për vrasjen e tij
Autori: Gazeta inFokus
12:36 | 03 June 2023
Në rrjetin social “Twitter” serbët kanë nisur një fushatë kundër një ushtari amerikan, i cili është duke qëndruar bashkë me ushtarët e tjerë të KFOR-it në komunat veriore të Kosovës.
Një qytetar serb ka hedhur fotografinë e ushtarit amerikan, i cili quhet Stanley, dhe mbishkrimi i fotografisë bën të ditur se ai po qëndron në veri të Kosovës.
Postimi i serbit mori komente të shumta negative mbi ushtarin amerikan, ku në mesin e tyre u bë edhe thirrje për ta vrarë atë, transmeton Telegrafi.

“Shko në shtëpi ose do të jesh i vrarë”, “Kosova është Serbi”, “SHBA është shumë larg nga Serbia, kthehuni në shtëpi”, “Nuk e dimë nëse Kosova është plotësisht Serbi, por ju duhet të ktheni në shtëpi”, “Mos u bëni si Stanley”, “Perandoria amerikane po vdes dhe së shpejti (në dekadën e ardhshme) ata do të jenë shumë të varfër për të përballuar aventurat e huaja”, thuhet në mesin e qindra komenteve kundër ushtarit amerikan.

Komentuesit serb gjithashtu shkruajnë se ushtari amerikan do të rrahet nga serbët, po ashtu ata publikuan edhe fotografinë e një serbi, i cili ditë më parë sulmoi dhunshëm ushtarët e NATO-s, ku gjatë eskalimit të situatës u lënduan 30 ushtarë.

Ndërkaq, analisti politik Agon Maliqi ditën e premte ka njoftuar se në rrjetin social Twitter janë mbi 400 llogari të dyshimta të identifikuara, profile të rreme.
Siç ka bërë të ditur Maliqi, ata me profile me emra shqiptarë postojnë propagandë të partisë së Vuçiqit.
“Në twitter janë mbi 400 llogari të dyshimta të identifikuara – profile falso kryesisht me emra nacionalistësh shqiptarë – që duket se janë joautentike apo të kontrolluara prej jashtë Kosovës, si ato troll farms të Rusisë që u përdorën për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve të ndryshme si në SHBA. Disa prej tyre shpesh e zbulojnë veten sepse ngatërrohen – nga profilet me emra shqiptarë shkojnë dhe postojnë propagandë të partisë së Vuçiqit. Shpesh shkruajnë shqip me Google Translate”, thotë ai.
Maliqi shton tutje se ata kanë për qëllim nxitje të urrejtjes.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































