Lajme

Serbët bëjnë fushatë kundër ushtarit amerikan që po qëndron në veri, bëjnë thirrje edhe për vrasjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 03 June 2023

Në rrjetin social “Twitter” serbët kanë nisur një fushatë kundër një ushtari amerikan, i cili është duke qëndruar bashkë me ushtarët e tjerë të KFOR-it në komunat veriore të Kosovës.

Një qytetar serb ka hedhur fotografinë e ushtarit amerikan, i cili quhet Stanley, dhe mbishkrimi i fotografisë bën të ditur se ai po qëndron në veri të Kosovës.

Postimi i serbit mori komente të shumta negative mbi ushtarin amerikan, ku në mesin e tyre u bë edhe thirrje për ta vrarë atë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

“Shko në shtëpi ose do të jesh i vrarë”, “Kosova është Serbi”, “SHBA është shumë larg nga Serbia, kthehuni në shtëpi”, “Nuk e dimë nëse Kosova është plotësisht Serbi, por ju duhet të ktheni në shtëpi”, “Mos  u bëni si Stanley”, “Perandoria amerikane po vdes dhe së shpejti (në dekadën e ardhshme) ata do të jenë shumë të varfër për të përballuar aventurat e huaja”, thuhet në mesin e qindra komenteve kundër ushtarit amerikan.

Komentuesit serb gjithashtu shkruajnë se ushtari amerikan do të rrahet nga serbët, po ashtu ata publikuan edhe fotografinë e një serbi, i cili ditë më parë sulmoi dhunshëm ushtarët e NATO-s, ku gjatë eskalimit të situatës u lënduan 30 ushtarë.

Ndërkaq, analisti politik Agon Maliqi ditën e premte ka njoftuar se në rrjetin social Twitter janë mbi 400 llogari të dyshimta të identifikuara, profile të rreme.

Siç ka bërë të ditur Maliqi, ata me profile me emra shqiptarë postojnë propagandë të partisë së Vuçiqit.

“Në twitter janë mbi 400 llogari të dyshimta të identifikuara – profile falso kryesisht me emra nacionalistësh shqiptarë – që duket se janë joautentike apo të kontrolluara prej jashtë Kosovës, si ato troll farms të Rusisë që u përdorën për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve të ndryshme si në SHBA. Disa prej tyre shpesh e zbulojnë veten sepse ngatërrohen – nga profilet me emra shqiptarë shkojnë dhe postojnë propagandë të partisë së Vuçiqit. Shpesh shkruajnë shqip me Google Translate”, thotë ai.

Maliqi shton tutje se ata kanë për qëllim nxitje të urrejtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera