Lajme

Senatorja opozitare vetëshpallet presidente e Bolivisë

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 13 November 2019

Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez, e ka shpallur veten presidente të përkohshme, pas dorëheqjes së Evo Morales.

Ligjvënësit nga partia e Morales bojkotuan seancën, por Anez tha se ajo ishte në përputhje me kushtetutën dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti.

“Para mungesës përfundimtare të presidentit dhe nënkryetarit, si president i Dhomës së Senatorëve, menjëherë marr presidencën ashtu siç është me rendin kushtetues”, tha Áñez duke u duartrokitur nga ligjvënësit e opozitës.

-Advertisement-

Ish presidenti është larguar në Meksikë, duke kërkuar azil atje pasi pretendon se jeta e tij ishte në rrezik.

Në një reagim në Twitter ai e quajti këtë veprim si një grusht shteti. Morales dha dorëheqjen të dielën pas disa javëve protesta në lidhje me rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve presidenciale. Një avion meksikan, e dërgoi atë në qytetin e Meksikos, ku dhe mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp.

Morales tha se ai ishte detyruar të dorëhiqej por e kishte bërë këtë me vullnet të lirë në mënyrë që të mos kishte më shumë gjakderdhje dhe dhunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera